Një pjesë të funksioneve të Qeverisë Kurti ndoshta kishim mund me i zëvendësu me një kompani të vogël kontabilitetit. Shumë më lirë na kishte kushtuar për buxhetin e Kosovës.
Ndoshta kishim kry punë me 100,000 euro në vit, derisa ministritë shpenzojnë qindra milionë për paga, mëditje, shërbimet nga taksat publike. Ka tepër shumë aktivitete ‘transferi’ kjo qeveri. Subvecionet sociale dhe transferet janë rritur dramatikisht.
Kjo e rëndon ekonominë dhe sektorin privat. Ti duhesh me e rritë ekonominë fillimisht proporcionalisht, pastaj me shpërnda e me transferu para, nëse je aq zemërgjërë (me para të publikut).
Tash edhe ministra e arsimit e cilia do të duhej të zhvilloj politika të mira dhe të ngrisë cilësinë e arsimit publik, po shpërndanë e transferon para tek qytetarët.
Nuk di nëse kjo ka efekt dhe funksionon mirë, po shpresojmë që është bërë një vlerësim nga hera e kaluar dhe pa nëse prindërit kanë blerë librat e fëmijëve apo me ato para, si presion i inflacionit dhe krizave financiare të cmimeve, kanë pagu faturat e shtrenjta të rrymë (kanë blerë ushqime, dru e turshi).
Por gjithashtu kjo nuk duket shumë etike politikisht. Kur i transferon dikujt para si politikan, atëherë ti edhe po e korrupton atë person. Psikologjia e tij ndihet obligative me ta kthy atë të mirë (parat e marra). E ku më mirë sesa në vota gjatë zgjedhjeve.
Kjo është një formë dhe metodë e politikave klienteliste që VV dhe Albin Kurti aq shumë i kanë kritikuar nga rruga me vite e dekada qeveritë e kaluara e tash po e bëjnë vetë.