Faqja për parashikimin e motit në Kosovë, ‘Prishtina Weather’ ka paralajmëruar se pasditën e sotme do të ketë reshje lokale shiu dhe bubullima. Mot I ngjashëm pritet të mbajë edhe në dy ditët e ardhshme.
Sipas kësaj faqe shkak i motit të paqëndrueshëm në vendin tonë është fusha e presionit të ulët që po depërtojnë nga Atlantiku mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, do të vazhdojnë të diktojnë mot të paqëndrueshëm dhe të ndryshueshëm.
Ditën e nesërme pritet që gjithashtu pasditja të karakterizohet me reshje shiu dhe bubullima.
Edhe pasnesër pritet që të mbajtë mot i ngjashëm, ngrohtë me vranësira dhe diell, pasdite po ashtu priten reshje lokale shiu dhe bubullima./Express/