Blake Lively dhe Anna Kendrick kanë marrë pjesë në tepihun e kuq në Londër në premierën e filmit të tyre “A Simple Favor”.
Aktoret kanë pozuar për fotografi dhe kanë biseduar me fansat e tyre.
Filmi, me regji të Paul Feig, është komedi e zezë që flet për një nënë të vetme, Stephanie Smothers (rol që e luan aktorja Kendrick) e cila mundohet të zbulojë misterin e zhdukjes së shoqes së saj më të mirë Emily ( që luhet nga Lively), e që zbulon detaje të papritura.
Filmi do të shfaqet nëpër kinematë e Britanisë së Madhe më 20 shtator.