Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka hedhur akuza ndaj Qeverisë së Kosovës për keqpërdorim të buxhetit të shëndetësisë.
“Kur ti e pagun 32 euro metrin katror për me e largu një tepison prej zyrës, jo krejt tepsionin po metrin katror, 32 euro e kanë pagu për demolimin e tepisonit”, ka thënë Haxhiu.
“85 euro e kanë pagu me e hjekë një derë, me e demolu një derë në klinikën e gjinekologjisë dhe të urologjisë. Ministria i ka udhëheqë procedurat”.
“Unë për këtë po them, ky nuk është modernizim”.