Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, së bashku me anëtarë të Degës në Prishtinë kanë bërë homazhe te përmendorja e të pagjeturve në oborrin e Kuvend të Kosovës. Kjo parti kërkon nga institucionet që të punojnë intensivisht për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, raporton Ekonomia Online.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u zotua se kjo parti do të përkrah çdo iniciativë.
“Sot së bashku me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj dhe me kolegë të degës së Prishtinës po bëjmë nderime për të gjithë të pagjeturit. Synimi ynë që të vërtetën ta sjellim sa më parë, kërkojmë nga institucionet që të punojnë më ngul për zbardhjen e fatit të pagjeturve. Zotohem si GP do të jemi në mbështetje të çdo iniciative. Duke e qartësuar të vërtetën e ndihmojmë historinë. Ne bashkëjetojmë me këtë dhimbje të familjarëve”, u shpreh ai.