Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega e Prishtinës, do të mbajë sot Kuvendin e Punës, në ora 17:00.
Përmes një komunikate për medie, Kuvendi do të hapë zgjedhjet e brendshme partiake në Prishtinë me ç’rast do marrin pjesë strukturat e të gjitha niveleve, qendrore dhe të Kryeqytetit.
“Po ashtu temë diskutimi do të jetë edhe situata e sigurisë në Kosovë pas agresionit rus ne Ukrainë dhe kjo ngjarje do të nis me nderim për viktimat e këtij agresioni. AAK në Prishtinë po hyn në këtë proces zgjedhor me një rezultat të kënaqshëm nga zgjedhjet lokale”, thuhet në komunikatë.