Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm mbi shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala.
Sulmi i mbrëmshëm mbi shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala është i papranueshëm. Nuk është në traditën shqiptare që të sulmohet familja, për çfarëdo arsye që mund të jetë. Familja është e shenjtë!
Por kjo situatë bëhet edhe më e papranueshëm kur kemi parasysh se është akti i katërt dhe organet e sigurisë nuk kanë as pistë të hetimeve (siç zakonshëm i referohen) për këto raste. Shteti që në start na tregon se sa i paaftë është për t’iu gjendur afër qytetarëve të Kosovës, në këtë kohë mjaftë delikate jo vetëm në Kosovë por edhe në botë.
Nëse nuk janë të kurdisura, siç zakonisht kanë ditë më i ba edhe në të kaluarën, atëherë ju bëjmë thirrje policisë që sa ma parë të kapen autorët dhe këto sulme të marrin fund njëherë e mirë. Kosovës i duhet qetësia e maturia e jo diçka tjetër…për të mbuluar diçka apo për të përfituar politikisht diçka nga këto akte të shëmtuara, përfundon reagimi i Pal Lekajt në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së.