Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bën me dije se e ka pranuar versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të komunave serbe.
Kjo parti, thotë se të njëjtin e ka shpërndarë te anëtarët e kryesisë së Aleancës.
Kjo parti bën me dije se deri në ‘vlerësimin’ e dokumentit, nuk do të dalë me prononcime lidhur me këtë temë.
Njoftimi i plotë i AAK-së:
‘Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pranuar verzionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Të njëjtin i ka shpërndarë gjithë anëtarëve të kryesisë së Aleancës. Është kërkuar nga anëtarët e kryesisë t’i bëjnë komentet e tyre lidhur me draft-statutin dhe të njëjtat do të diskutohen në mbledhjen e radhës së kryesisë së Aleancës, të thirrur më datë 7 dhjetor, në ora 17:00.
Pas komenteve të anëtarëve të kryesisë, AAK do të dalë me qëndrim publik lidhur me draft-statutin e Asociacionit. Deri në atë kohë nuk do të ketë prononcime të tjera për këtë temë’.