Gjatë qëndrimit të kryeminstrit Ramush Haradinaj në Gjakovë, ai ka thënë se Gjakova do të ketë vendimarrje në Prishtinë.
Postimi i plotë nga faqja zyrtare e AAK-së:
Kryeministri Ramush Haradinaj në Gjakovë:
• Gjakova e ka rikthyer dinamikën e vet falë përkrahjes në qendër dhe projekteve të orientuara këtu. Vlera e investimeve është shumëfish më e madhe sesa që ka ndodhë qe 20 vjet, përfshi këtu edhe zgjerimin e rrugës dhe shumë shpejt edhe autostraden e Dukagjinit.
• Kosova në dy vitet e fundit ka marrë drejtim politik Kosova 100% shtet, konsolidim të shtetësisë dhe pranimin në planin ndërkombëtar.
• Është një qeveri që ka guxuar të veprojë e të marrë vendime.
• Ju do i legjitimoni pikat dhe vendimet që janë marrë në temat nacionale, i heqim nga agjenda ato pikëpyetje.
• Kthehemi tek fuqizimi i shtetit e ekonomisë, punësimit e zhvillimit.
• Gjakova do vazhdojë të ketë vendimarrje në Prishtinë për vetën dhe Kosovën.
• Këto zgjedhje janë referendum për shtet, ekonomi dhe drejtësi.