Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës të kryesisë.
Me këtë rast anëtarët e kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj veprimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.
“Në këtë mbledhje është thënë se rreshtimi i Kosovës përkrah aleatëve që e kanë mundësuar lirinë e popullit të Kosoves, në luftën e pa kompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar, si një fatkeqësi globale, është i pa alternativë! “- thuhet në njoftimin e Aleancës për Ardhmëinë e Kosovës përcjellë Klan Kosova.