AAK-ja akuzon Nagavcin se manipuloi me vota

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 18:32 | Nga Hasan Hoti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka akuzuar nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e VV-së Arbërie Nagavci, e cila ngatërroi votat pro qeverisë Kurti, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj, ka thënë se me votimin e qeverisë Kurti filloi edhe mashtrimi.

“Menjëherë si është votuar qeveria Kurti filloi mashtrimi, duke mashtruar opinionin se këtë qeveri e kanë votuar 86 deputetë që nuk është e vërtetë për shkak se nuk i kanë ato numra. Ne si AAK por edhe si opozitë kemi lëshuar sallën, kështu që bashkë me Listën Serbe dhe LDK i kanë 79 vota, çka përben mashtrim i opinionit se kinse kjo qeveria ka marrë 2/3 e deputetëve”, ka thënë Demaliaj.

Demaliaj ka kërkuar nga Arbërie Nagavci që të kërkoj falje për gabimin e bërë gjatë numërimit të votave.

Të ngjashme