AAK-ja dënon arrestimin e aktivistëve të tyre

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arresuar tre aktivistët e AAK-së, të cilët po zhvillonin një aksion para Objektit të Qeverisë, kundër heqjes së taksës.

Arrestimin e tyre e ka dënuar e ka dënuar kjo parti e cila thotë se “Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi”.

Komunikata e plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dënon ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjëve të AAK-së, Naim Ramizi, Musa Lekaj, dhe Edonis Kamberi, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë. Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi.


I bëjmë thirrje pushtetit dhe institucioneve të rendit, që të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar, dhe të mos ua shkelë të drejtën e garantuar të kundërshtimit paqësor e politik qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme