AAK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese statutin e ri të UP-së: Ka shkelje procedurale

Prishtinë | 12 Kor 2024 | 13:31 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Statutin e ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, Dreshaj ka thënë se kapja e shtetit po bëhet nga secili nivel dhe e njëjta ka ndodhur edhe dje për miratimin e statutit të ri të UP-së.

“Ky status bie ndesh me arsimin e lartë, kurse përveç shkeljeve që i ka dy, kurse në përmbajtje është më i keq. Mbledhja e djeshme nuk ishte shembull i mirë i lirisë së të shprehurit, për media dhe arsimin e lartë. Ky statut vazhdon që të prek mirëmbajtjen, shkollimin, mbajtjen e thirrjeve në nivel vendi gjë që nuk ka ndodhur as në vende komunistë më herët. Ky statut së pari ka shkelje procedurale, debati publik me palët e interesit dhe me media nuk është bërë në mënyrën e duhur gati në mënyrë klandestinë është sjellë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Dreshaj.

“Ky statut është dashtë të skanohet nga Komisioni Statutar gjë që nuk është bërë. Mbi 50 rekomandime kanë qenë në UP që të inkorporohen në draftin final, pjesa më e madhe kanë qenë jashtë. Secila thirrje është e kontestueshme nis nga sistemi, gjithë këto thirrje janë në rrezik për të humbur vendin e punës. Grupi i AAK ka vendos që të dakordohet dhe te marrin pajtueshmërinë që këtë vendim ditëve në vijim ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, u shpreh Dreshaj.

Të ngjashme