Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e gatshme për zgjedhje që do të mbahen në veri të vendit, pas dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave, i tha Ekonomia Online deputetja e kësaj partie Albana Bytyqi.
Ajo shtoi që presidentja Vjosa Osmani e ka obligim që t’i thërras në takim partitë për koordinim për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Por që sipas saj, fajin për gjendjen e acaruar në veri e ka kryeministri Albin Kurti.
“Kjo është pritshme pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave që duhet të shpallen zgjedhjet dhe është e drejtë e presidentes”.
“Kryeministri Kurti sikurse mos ta kishte acaruar situatën ne veri dhe sikurse të mos kishte ardhur vendin deri në këtë pikë, normal që ne jemi të përgatitur që do të ketë zgjedhje”.
“Me Kushtetutë nuk kanë të drejtë të kthehen sidomos zyrtarë që kanë dhënë dorëheqje dhe ne e shohim që duhet të zëvendësohen me të tjerë”.