Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka hapur zyrat e reja të partisë.
Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, bëri të ditur se mysafiri i parë në atë që ai e quajti “shtëpi të re”, ishte ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
“Folëm për aktualitetin në Kosovë, për bashkëpunimin e ndërsjellë, pa harruar mbështetjen jetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e lirisë e të shtetndërtimit të Kosovës”, shkroi Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, Haradinaj bëri të ditur se Hovenierin e uroi edhe për Festën Kombëtare të Pavarësisë së ShBA-ve.