AAK-ja kërkon seancë për shëndetësinë, Dreshaj : Gjendja është e mjerueshme

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 12:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se si parti kanë filluar që ti mbledhin nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme parlamentare ku duan ta adresojnë situatën e shëndetësisë në vend.

Ai ka thënë se kjo kërkesë e AAK-së është për shkak të gjendjes së mjerueshme në shëndetësi.

Ai tha se si AAK kërkojnë nga qeveria që pikërisht shëndetësinë ta ketë prioritet të qeverisjes së saj.

“Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës kemi filluar mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme parlamentare në lidhje me gjendjen e shëndetësisë dhe sigurimet shëndetësore”.

“Arsyeja se pse e kemi bërë këtë është që ekziston një gjendje vërtet e mjerueshme në shëndetësi, me ç’rast vazhdojnë që të jenë ende aktuale dhe duke u rritur listat në pritje, pastaj vazhdojnë problemet e njëjta me listën esenciale të barnave në shërbimin klinik universitar të Kosovës. Pastaj, vazhdojnë që të mbeten problemet e njëjta lidhur me infrastrukturën e dobët në shëndetësi dhe njëkohësisht vazhdon që të persistojë ikja e personelit shëndetësor jashtë vendit pra atë që me shumë mund dhe përvojë e kemi ngritur”, tha ai.

Të ngjashme