Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), ka bërë homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 34-vjetorin e rënies, raporton Ekonomia Online. Ahmet Isufi, anëtarë i Kryesisë së kësaj partie, tha se rënia heroike e tyre ngjalli qindra-mijëra shqiptarë t’i bashkohen më vonë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas tij, ata ishin frymëzim i popullit të Kosovë për liri e pavarësi dhe zhvillim të shtetit.
“Sot kemi përvjetorin e rënies Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu dy heronjtë e kombit të cilët dhanë sinjalin e kryengritjes së armatosur sepse nga përvoja e përfaqësuesve të mëhershëm ata morën guximin t’i dalin përball Serbisë dhe kjo ishte rënia heroike e tyre që ngjalli qindra mijëra shqiptarë t’i bashkohen më vonë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“… rënia e Afrimit dhe Fahriut është rënie heroike që nxiti popullin e Kosovës për liri e pavarësi dhe zhvillim të shtetit”.