AAK-ja në Gjermani zgjedh Këshillin e Përgjithshëm, kjo është përbërja

Prishtinë | 09 Dhj 2023 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Gjermani, ka zgjedhur Këshillin e Përgjithshëm, ku i pranishëm ishte kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së përbëhet nga 36 anëtarë, ku në krye të saj është kryetari i degës, Ukë Blakaj.

“Sot është zgjedhur Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së për Gjermani. Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kryetari i Degës së AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj, anëtarë të kryesisë së kësaj dege, si dhe aktivistë dhe simpatizantë”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

“Anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm u zgjodhën: Ukë Blakaj, Selim Hoti, Bastri Ismaili, Hamëz Agaj,Driton Malaj, Shkelzen Fetahaj, Ilir Rasaj, Dardan Nitaj, Rexhep Kelmendi, Pleurat Berisha, Arsim Zeqiraj, Mehdi Rexhepi, Kushtrim Neka, Pjeter Gjokaj, Sedat Demnika, Luan Hadergjonaj, Vehbi Blakqori, Liridon Januzaj, Met Alia, Besnik Pangja, Fatmir Qufaj, Mehmet Klinaku, Imer Bajramaj, Petrit Foniqi, Nasuf Nekaj, Marjan Mekturi, Naim Mehmetaj, Zahir Halimi, Egzon Fejza, Ilmi Mustafa, Emrush Murseli, Zeqe Qeku, Imer Bajrami, Përparim Nitaj, Durim Ukaj dhe Mehmet Klinaku”, thuhet tutje në komunikatë.

Të ngjashme