AAK-ja në SBAShK – Tahiri thotë se do të angazhohen për miratimin e Ligjit të Pagave

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 11:13 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka vizituar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), raporton Ekonomia Online.

Në takim kanë marrë pjesë shefi i Grupit Besnik Tahiri dhe deputetët Bekë Berisha dhe Albana Bytyqi.

Me këtë rast Tahiri tha se do të angazhohet që sa më shpejt të miratohet Ligji i Pagave dhe të merren parasysh kërkesat e sindikatave.

“Grupi ynë është duke bërë një raund diskutimesh me sindikata për ligjin e pagave. Kemi pasur edhe bashkëpunim në draftin e parë dhe ju e keni mbajtur pozicionin e mbrojtjes”.

Më pas ata do të takohen edhe me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme