Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës iu ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të tërmetit që sot në mëngjes goditi Shqipërinë.
“I kemi përcjellur me shqetësim të thellë lajmet për pasojat e këtij tërmeti dhe u kemi dhënë mbështetje të plotë masave që ka ndërmarrë Qeveria dhe institucionet e Kosovës për ndihmë shtetit Shqiptar, në përballimin e pasojave të tërmetit”.
“Poashtu mbështesim çdo iniciativë individuale ose kolektive, të organizuar apo spontane, të qytetarëve të Kosovës për grumbullimin e ndihmave për të goditurit nga tërmeti dhe shprehim gatishmërinë dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe institucionet e shtetit Shqiptar, në përballimin e kësaj gjendjeje të rëndë! Të plagosurve u urojmë shërim të shpejt dhe lutemi për ta! Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të AAK-së.