AAK-ja pajtohet për ratifikimin e demarkacionit, Kosovës i hiqen vizat?

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 20:36 | Nga

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst ka takuar sot kryeministrin Isa Mustafa dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajmi.net merr vesh se në takim me Eichhorst, Mustafa dhe Haradinaj kanë qenë bashkë.

Në këtë takim, sipas burimeve të lajmi.net, temë kryesore dhe e vetme ka qenë miratimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, gjë që do të ndikonte që kosovarët përfundimisht të lëvizin pa viza në Zonën Shengen.

Po ashtu sipas këtyre burimeve, është arritur pajtimi që AAK-ja ta votojë demarkacionin me disa ndryshime, por që në thelb nuk ndikojnë në tërësinë e marrëveshjes fillestare me Malin e Zi.

“Pas këtij pajtimi, ratifikimi i demarkacionit do të vijë në Kuvend shumë shpejt, në mënyrë që Kosova ta zë hapin me dy vendet tjera, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, shtete këto që tashmë kanë marrë dritën jeshile për liberalizimin e vizave”, thonë këto burime.

Zonja Eichhorst, sot ka takuar edhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme