Kreu i AAK-së ka bërë të ditur se partia e tij ka organizuar iftar tradicional, me të ftuar Myftiun Naim Tërnava dhe partnerët e koalicionit, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi E-30.
“Iftari tradicional për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës, sonte na bashkoi në Selinë e Aleancës me Myftiun Naim Tërnava e bashkëpunëtorë, e gjithashtu edhe me partnerët e koalicionit, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi E-30.”
Haradinaj tha se shprehu mirënjohjen për kontributin e çmuar që BIK ka dhënë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.