AAK-Kurtit e Vitisë: Situata është shumë serioze, dilni nga gëzhoja e interesave politike

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një komunikate në faqen e saj zyrtare i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Kryeministrit Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia që të dalin nga gëzhoja e interesave politike sepse situata me pandeminë është shumë serioze.

Sipas AAK-së, Qeveria duhet t’i angazhojë të gjithë potencialet nacionale në luftën kundër pandemisë. 

Kujtojmë se 79 qytetarë të Republikës së Kosovës, kanë vdekur me Covid19 vetëm gjatë javës së fundit. 

Komunikata e plotë: 

Kryeministër Kurti Ministër Vitia Vizitoni spitalet e gjeni zgjidhje. Jemi në kohë pandemie. Dilni nga gëzhoja e interesave politike!Bëhuni serioz dhe mos e nënçmoni popullin. 

Shikoni shifrat e fundit. Nuk janë numra, janë vdekje!Reflektoni e leni frazeologjitë e bukura.

Lejoni të ju ndihmojnë. Angazhoni të gjithë potencialet nacionale, publike dhe private, shoqëri civile e profesionistë. Veproni e mos bëni sehir! 

Të ngjashme