Ekonomia Online
FUNDIT

AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm për të diskutuar “zhvillimet aktuale politike”

AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm për të diskutuar “zhvillimet aktuale politike”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të saj, për të diskutuar “zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e Aleancës lidhur me situatën e krijuar”. Njoftimi i plotë: Ju njoftojmë se sot, në ora 16:00, do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e […]

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të saj, për të diskutuar “zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e Aleancës lidhur me situatën e krijuar”.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se sot, në ora 16:00, do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në këtë mbledhje do të diskutohen zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e Aleancës lidhur me situatën e krijuar.

Pas përfundimit të mbledhjes, do t’ju informojmë për vendimet dhe qëndrimet që do të dalin nga diskutimet.

Të ngjashme