AAK me vlerësim të lartë për Arbër Tolajn: Kontribuoi si mjek lufte e iu bashkua UÇK-së

| 25 Jan 2025 | 15:03 | Nga

Faqja zyrtare e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Pejë, ka shkruar për kandidatin për deputet nga kjo parti, Dr.Arbër Tolajn kështu duke thënë se ai është një emër i dëshmuar në shëndetësinë dhe menaxhimin publik të Kosovës.

Në postimin e tyre në Facebook, shkruhet se Tolaj ka një përvojë në institucionet më prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, Francën, Austrinë, Suedinë dhe Maqedoninë.

Tolaj gjithashtu ka kontirbuar edhe si mjek lufte e që i njejti iu bashkua radhëve të UÇK-së, dhe UÇPMB- së.

Tutje në postim janë cekur kontributet dhe angazhimet kryesore të tij.

Kontributet dhe Angazhimet Kryesore:

  • Drejtor i Klinikës së Ortopedisë dhe Traumatologjisë Lokomotore në QKUK për shumë vite, duke udhëhequr një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në vend.
  • Ligjërues universitar në Fakultetin e Infermierisë në Kolegjin Universitar AAB, duke edukuar brezat e rinj të profesionistëve të shëndetësisë.
  • Deputet në Kuvendin e Kosovës, i njohur për guximin, drejtësinë dhe zërin e tij të fuqishëm për reformat në shëndetësi, arsim dhe mirëqenie sociale.

Dr. Tolaj beson në një Kosovë ku shëndetësia, drejtësia dhe mirëqenia sociale janë prioritet për të gjithë qytetarët. Pikat kryesore të vizionit të tij përfshijnë:

Reformë të thellë shëndetësore, duke përfshirë implementimin e Sistemit Informativ Shëndetësor (SISh) dhe sigurimet shëndetësore për të gjithë.
Përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore për të ofruar shërbime cilësore në çdo rajon të vendit.
Korrigjimin e padrejtësive në skemat pensionale, duke mbrojtur dinjitetin e kategorive më të prekura të shoqërisë.
Votoni për Diturinë dhe Përkushtimin
Dr. Arbër Tolaj, kandidat për deputet me numër 34, zotohet t’i shërbejë Kosovës me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të plotë.“Votoni për njeriun që vepron, për njeriun që ju përfaqëson! Votoni numrin 34, Dr. Arbër Tolaj!”

Të ngjashme