AAK-ja ka shpallur disa kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komunale të tetorit.
Sipas njoftimit të kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, në takimin e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, kandidaturat u miratuan me vota unanime, raporton Klankosova.tv.
Kandidaturat e miratuara janë si më poshtë:
Haradinaj bën të ditur se gjatë ditëve në vijim, degët e Aleancës në komuna të tjera do të dalin me propozimet e tyre për kandidatë, duke përmbyllur kështu hartën zgjedhore të Aleancës në të gjithë vendin.