Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar Prokurorinë Speciale dhe kryeprokurorin Blerim Isufaj, duke lidhur emrin e Ramush Haradinajt me deklaratat e tij se Kryeministri Albin Kurti është i lidhur me Serbinë.
Haxhiu kërkoi që Haradinaj të ftohet nga Prokuroria për këto akuzat, duke theksuar se ato mund të nxjerrin në pah lidhjet e Haradinajt me Serbinë.
Në reagimin ndaj kësaj deklarate, AAK ka kundërshtuar ashpër, duke theksuar se nuk ka vend për një sulm të Ministrit të Drejtësisë ndaj sistemit gjyqësor.
“Veç Kosova e ka një ministre të drejtësisë që i fut hundët gjithkund. Nuk ka vend tjetër ku ministri i drejtësisë e sulmon systemin gjyqësor të shtetit të vet. Ajo, sa ishte në opozitë, ka qenë sinonim i personit që ka shkelur ligjet e vendit e s’ka lënë gjyqtar apo prokuror pa e sulmuar. Dhe prandaj është emëruar ministre e drejtësisë që misionin e partisë së vet e që është shkatërrimi i sistemit të drejtësisë, ta çojë deri në fund” thuhet në reagimin e AAK’së.
Tutje, ky subject ka shtuar edhe një varg pyetjesh për Haxhiun.
“Veç Kosova e ka një ministre të drejtësisë që i fut hundët gjithkund. Nuk ka vend tjetër ku ministri i drejtësisë e sulmon systemin gjyqësor të shtetit të vet. Ajo, sa ishte në opozitë, ka qenë sinonim i personit që ka shkelur ligjet e vendit e s’ka lënë gjyqtar apo prokuror pa e sulmuar. Dhe prandaj është emëruar ministre e drejtësisë që misionin e partisë së vet e që është shkatërrimi i sistemit të drejtësisë, ta çojë deri në fund. Sa merret me kopalla, ajo është mirë të japë përgjigje se çka ndodhi me rastin Dehari, si u zhduken e si u gjetën mostrat. Cka ndodhi me gjuajtjen e Kuvendit me Zollë nga bashkëpartiakët e saj. Si u përfshinë matrapazët ordinerë në aferën e vjedhjes së miellit e vajit. Le të merret me Martin Berishaj e Nagip Krasniqin e të mos i marrë në mbrojtje”, thuhet një njoftim.
Më në fund ajo duhet t’i tregojë popullit të Kosovës, se pse Kryetari i Partisë së saj, sot Kryeministër, nuk i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për t’u intervistuar, por e sfidon drejtësinë e Shtetit.
Ka shumë përgjigje që duhet të japë kjo ministre, përpara se të merret me propagandë të nivelit të ulët.
“Ramush Haradinaj ka qenë dhe mbetet hero e luftëtar kundër Serbisë e për lirinë e vendit të vet, të cilin sot e poshtërojnë njerëz si kjo minstre. Përpara se të shpifë për lidhjet e Ramush Haradinajt me Serbinë, le të merret me lidhjet e shefit të vet e me të shkuarën e tij, për të cilën kanë dalë edhe informata e që përflitet gjithandej”, thuhet në fund.