Të mërkurën radhëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i është bashkuar ish- kryetari i Vitisë, Samet Dalipi.
Këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.
Ai ka theksuar se Dalipi është njëra ndër figurat më të rëndësishme të asaj ane.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Daut Haradinajt:
Sot AAK-së ju bashkua ish kryetari i Vitisë, Prof.Dr. Samet Dalipi, i cili njihet si njëri ndër figurat më të rëndësishme të asaj ane.
Suksese Profesor.
Ndryshe, Samet Dalipi deri më tani ka qenë pjesë e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).