Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka zhvilluar një diskutim për draft-statutin e asociacionit.
Në një njoftim për media thuhet se në këtë takim janë shprehur shqetësimet për përmbajtjen e draft-statusit, veçanërisht për referimin në Rezolutën 1244, komisionin e arbitrazhit, si dhe raportin paralel të asociacionit me institucionet e pushtetit qendror.
“Komentet e AAK-së me vërejtjet nen për nen do të publikohen në ditët në vijim”, njofton Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun pranë AAK-së.