AAK: Vendimi për Haradinajn nuk është drejtësi e plotë

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 13:03 | Nga

AAK është e befasuar me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore Franceze, që Kryetari i AAK-së dhe ish kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë.

Në një komunikatë për media AAK konsideron se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t’i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë.

“Ne apelojmë tek organet e drejësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

“Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të zotit Haradinaj në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për zotin Haradinaj të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, sic e meriton vëtë Zoti Haradinaj. Ne jemi të bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i inicuar me fletarrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt”, përfundon reagimi i AAK-së.

 

Të ngjashme