AAK viziton BIK-un, Tahiri thotë se këto festa na bashkojnë

Prishtinë | 21 Pri 2023 | 10:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Në mungesë të kryetarit Ramush Haradinaj, për vizitë në BIK ishin deputetët Besnik Tahiri, Pal Lekaj, Shemsedin Dreshaj e Albana Bytyqi.

Nga aty ata kanë uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Tahiri tha se festat si kjo e Fitër Bajramit i bashkojnë të gjithë shqiptarët.

“Bashkërisht me kolegë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot patëm nderin që të urojmë Myftiun e Kosovës për festën e Fitër Bajramit përmes myftiut dhe Bashkësisë Islame të Kosovës të urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky muaj është muaj që simbolizon solidaritetin dhe përkushtimin për të gjithë ata njerëz që kanë agjëruar gjatë këtij muaji por edhe njëkohësisht edhe të gjithë ata që kanë ndihmuar qytetarët e Kosovës, popullin shqiptar, në këtë muaj të solidaritetit. Për ne është shumë me rëndësi që këto festa janë festa që na bashkojnë por njëkohësisht na vendosin në momente për të reflektuar”, deklaroi Tahiri.

Të ngjashme