Abazi: Asociacioni është një kurth, duhet të formohet vetëm si një organizatë

Prishtinë | 02 Shk 2023 | 11:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është një kurth për Kosovën.

Sipas tij, serbët asnjëherë “nuk kanë luajtur lojë konstruktive sa i përket marrëdhënieve me Kosovën”.

Tutje, në një prononcim për Ekonomia Online, Abazi ka thënë se në Kosovë ka me mijëra organizata të tilla si Asociacioni dhe formimi i saj si organizatë duhet të bëhet.

“Duhet me dekonstruktu këtë punë se është bërë kurth i madh kjo puna e Asociacionit. Është bërë kurth nga e kaluara përkufizimi, por edhe nga tendenca e projeksionit të frikës mbi atë se çfarë mund të ndodhë si Asociacion, që është frikë normale për shkak se serbët asnjëherë nuk kanë luajtur lojë konstruktive sa i përket marrëdhënieve me Kosovën”.

“Ne duhet patjetër të dalim nga ky kurth sepse është interes i Serbisë që ta mbajë këtë status kohë. Kemi me mijëra organizata jo qeveritare që kanë mision e vizion, nuk do të thotë asgjë që të krijohet një organizata e llojit të tillë e cila mund ta përkufizojë të drejtën e komunave për ta përfaqësuar vetën në forma të ndryshme”, tha ai.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Abazi tha se nuk është çështja tek afatet por fokusimi duhet të bëhet tek përfundimi i marrëveshje, e që sipas tij duhet të ndodhë brenda këtij viti.

“Mendoj që ka presion të formave të ndryshme për t’ia vendosur edhe një afat kësaj punë sepse e dimë se me afat nuk është askush në respektimin e tyre. Nuk e besoj që duhet të fokusohemi shumë ne afatin e marsit se sa në përfundim brenda këtij viti të kësaj marrëveshje Kosovë-Serbi.”

Të ngjashme