Abazi: Biseda e Kusari-Lilës dhe Radojiçiqit, taktikë e Kurtit për të manipuluar qytetarët

Prishtinë | 11 Tet 2024 | 13:47 | Nga Diellza Gashi

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi se bisedat e Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojiçiq, janë taktika të kryeministrit Albin Kurti.

Po ashtu, Abazi tha nga foltorja e Kuvendit se për të mbledhur poenta politike nga pozita në shtet, janë shitur interesant e vendit, raporton Ekonomia Online. Abazi ka thënë se në këtë seancë po mungojnë vetëm dy parti, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

“Janë dy grupe parlamentare që s’janë prezentë këtu, Lista Srpska dhe LVV. S’është veç simbolik kjo punë. Ka arsye që po e filloj këtë diskutim në këtë mënyrë”, ka thënë Haki Abazi.
“Para zgjedhjeve e të ardhshme duhet të dekonstruktohet koordinimi me Sprskan e Radojicicn. E kemi obligim të zbërthejmë deri në fund që bisedat e Kusari-Lilës janë taktika të Albin Kurtit për të arritë tensionimin e mjaftueshëm”, ka shtuar tutje ai.

“Ua kemi borxh shqiptarëve që ta zbërthejmë deri në fund bisedat e Mimoza Kusarit janë taktika të Albin Kurti, për të mbërritur tensionin e mjaftueshëm për të manipuluar qytetarët. Duke u munduar të mblidhen poenta politike, janë shitë interesant e vendit”.

Të ngjashme