Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Abazi ka propozuar që afati për targat të shtyhet deri më 31 dhjetor të këtij viti, në mënyrë që sipas tij, të zhvillohet procesi i Berlinit si dhe mos të ketë tensione në veri të vendit.
Ngase siç thotë ai 3 nëntori është një datë e një rëndësie të veçantë.
“Pas një procesi 10 vjeçar të një dialogu që ka prodhuar shumë pak, në anën tjetër e kemi Serbinë që ka qëndruar me Rusinë, jemi në një udhëkryq shumë të madh, 3 nëntori është një datë e një rëndësisë së veçantë dhe e vendos rajonin në binaret drejt integrimit Evropian”.
Edhe pse ai thotë se pozicioni i Kosovës për targat është i drejtë dhe i merituar.
“Pozicioni ynë për targat sot në parim është i drejtë dhe i merituar. Më shumë se sa targat e serbëve na duhet lëvizja e lirë e qytetarëve tanë. Më shumë se tri dekada qytetarëve tanë i është ndaluar udhëtimi në drejtim të Bosnje Hercegovinës”.
“Propozojë afati për targat të shtyhet deri më 31 dhjetori dhe në këtë mënyrë pamundësojmë tensionet në veri të vendit. Është e rëndësishme që ne ta shtyjmë datën deri më 31 tetor dhe t’i lëmë hapësirë procesit të Berlinit”.