Abazi: Hashim Thaçi e ka të vështirë të besojë se Erdhi Dita

| 16 Shk 2020 | 16:50 | Nga

Zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, ka thënë se Presidenti i vendit Hashim Thaçi, e ka të vështirë të besojë se Erdhi Dita.

Mirëpo sipas tij, qytetarët e Kosovës e kanë të qartë dhe se e mbështesin qeverinë Kurti.

“Nuk ka kushtrim më të madh, kumbim më të fortë e gjykim më të drejtë se vota qytetare dhe vullneti demokratik. Qytetarët meritojnë përfaqësim të denjë e të sigurt”.

“Është e nevojshme, e domosdoshme që të kuptohet, mos të pengohet dhe të mos vështirësohet puna dhe veprimet e qeverisë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156807943610718


Të ngjashme