Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi tha se e gjithë mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje është akumuluar në “interesa të individëve”.
Ai tha se disa individë po e krijojnë këtë lloj qeverisje.
“Dhe nuk ka shumë individë. Ka shumë pak individë. Por ata individë janë më të zhurmshmit që krijojnë edhe profile fallco, edhe makineri propaganduese e denigruese, edhe krijojnë lajme të rrejshme për me e kriju përshtypjen e përceptimin në politikë”, tha Abazi.
Ai tha se “këtu është shumë vështirë me e bë këtë gjë, se jemi popull i vogël, e edhe i përkushtuar besa”.