Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka komentuar deklaratën e shteteve të Quint-it për mospjesëmarrje në takimet për formimin e qeverisë.
Abazi përmes telefonit i ka thënë Ekonomia Online se përgjigja e Quint-it është normale pasi që Kosova është shtet i pavarur dhe se duhet vet të vendos për formimin e institucioneve të saj.
Ai ka thënë se shumëkujt po i konvenon që Lëvizja Vetëvendosje të mos vjen në pushtet, por që synimet e tyre do të jenë të pavlera.
“Deklarata e shteteve të Quint-it është e qartë dhe normale, pasi që Kosova është shtet i pavarur dhe se nuk i duhen ndërhyrjet nga jashtë për të formuar institucionet. Është fakt që ka shumë caqe që nuk e duan VV-në në qeveri, por kjo nuk do të ndalë përpjekjet për të formuar qeverinë e ardhshme”, tha ai.
Ndërsa nuk ka treguar nëse do të ketë sot takim ndërmjet dy liderëve politikë, Kurtit dhe Mustafës.