Abazi – Kurtit: Narcisit, mashtrues e komunist që shkel gjakun e shqiptarëve

Prishtinë | 29 Maj 2024 | 17:39 | Nga Ekonomia Online


Deputeti, Haki Abazi, e ka akuzuar rëndë kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se po tenton të “djeg” PDK-në dhe presidenten, Vjosa Osmanin.

Sipas Abazit, Kurti është një narcisit, mashtrues e komunist që shkel mbi gjakun e shqiptarëve të vrarë për ideologjinë e tij.

“Kur unë kisha probleme me Kurtin dhe Konjufcën, kur ata të dy bashkë me Gërvallën shkelnin procedura e merrnin vendime jo ligjore dhe joracionale, Presidentja thoshte se nuk beson që e bëjnë me qëllim. Tani është bindur besoj! Si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme përveç arritjeve dhe sukseseve për të hapur dyer të institucioneve dërkombëtare dhe shteve mosnjohëse, problemin kryesor e kisha që Kurti bashkë me Konjufcën dhe Kusarin nuk aprovonin as edhe udhëtimet për takime zyrtare nga frika prej suksesit dhe arritjeve! Çmenduri totale!

Tani pas të gjithve i ka ardhur koha për linçim edhe Vjosa Osmanit nga propaganda fashiste e LVV në mediat sociale. Kurti u mundua ta fuste në luftë me prokurorinë dhe gjyqësinë, sepse kështu e e fut në qarkun antikushtetues, tani priteni sulmin duke e tentuar për ta futur në lojë Memlin dhe PDK për ta bërë shkrum edhe Vjosën dhe PDK! Unë nuk dua të “ngrohem” në zjarrin e djegjes së Presidentës as të PDK sepse është koha me kuptu që kemi të bëjmë me një narcisist, mashtrues dështak dhe një komunist të brymosur me vlerat e Fadil Hoxhës dhe vllëzërve të tij që kanë vrarë Shaban Polluzhën dhe bashkëluftëtarët. Kurti vret e shkel mbi gjakun e shqiptarëve për ideologjinë e tij dhe për të ikur nga përgjegjësia u dërgon lule te varri. Ai ti falë të gjitha, edhe Kusarin ta bën yll por suksesin e nuk ta falë kurrë!

Demokracia dhe funksionimi demokratik është në rrezik nga diktatura elektronike e Kurtit”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Të ngjashme