Abazi me kritika për qasjen në VV: S’jemi makineri e votave, e gabuar qasja në dialog e energji

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 10:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi, raporton Ekonomia Online.

Prej kohësh, Abazi shpreh tërthorazi pakënaqësitë ndaj partisë së tij dhe Qeverisë së Albin Kurtit.

Ai gjatë së premtes ishte tejet kritika ndaj Qeverisë për qasjen në dialog e energji.

Madje tha se në seanca e Komisione bëhen skenarë se kush duhet të marr fjalën.

“Të premten do të mbajnë konferenca për shty për t’i ndihmuar jetës parametrale. Do të ishte e pafalshme që në fund të ankohemi për mungesë të komunikimit. Kam kërkuar që debati të bëhet për çështje përmbajtjesore e jo të ketë përplasje”.

“Jemi në moment kritik të alarmimit në marrëdhënie ndërkombëtare, janë dy çështje të rëndësishme lufta në Ukrainë dhe çështja e gazit. Kjo duhet të merret seriozisht, është moment kritik që dialogu të ndahet nga çështje e integrimit. Lajçak po e mban peng të proceseve integruese. Liberalizmi anëtarësimi në KiE dhe anëtarësimi në NATO nuk mund të jenë peng i dialogut. Ajo që nuk duhet tëhumbet kohë, Lajçak ka arrit që dialogun dhe njohët e reja t’i bëjë pjesë të dialogur, ne nuk duhet të pranojmë trajtim në këtë formë në dialog”.

“Strategjia për energji është një përsëritja e strategjive të 20-viteve të fundit dhe e dimë ku na ka sjellë këto strategji. Dhe vetëm sjellë koston e dëme për mjedisin, e kontaminojnë ujin. Strategjia të kthehet në pikën zero për të qenë në linjë me agjendën e gjelbër”.

“Hapësira e deputetit marrëveshje me analfabetziëm, mos paraqitje në foltore. Nuk ka të bëjë me mos përgatitje, ka të bëjë me skenarë që nuk lënë hapësirë për njërit që ta angazhohen, është e pavërteta, shumica e deputetëve që përgatiten, janë dy probleme është se si bëhet ndarja në komisione që shumica vendosen në komisione janë jashtë idesë”.

Abazi mbante pozitën e Zëvendëskryeministrit në Qeverinë Kurti 1, por më vonë iu kufizua hapësira. Por, nuk dihet se a ka ndodhur kjo me vullnetin e tij, apo të liderit.

Abazi ka qenë aktiv kaherë në Facebook, ku zakonisht ka bërë betejat e tij me kundërshtarët.  Së fundmi, ka nisur po aty të shprehë pakënaqësi ndaj pushtetit, që e ka partia e tij.

Para disa ditëve Abazi shkroi për “servilë” e “paçavra”, me të cilët, sipas tij po tentohet të zhvillohet shteti. Ai fliste edhe për rehabilitim të atyre që kanë qenë bashkëpunëtorë të pushteteve të kaluara.

Së fundmi, Abazi ka zbuluar se nuk është i kënaqur as me qasjen për dialogun Kosovë – Serbi.

Haki Abazi ishte bërë zyrtarisht pjesë e partisë së Albin Kurtit në gusht të 2019, pak para fushatës zgjedhore.

Atë e kishte prezantuar Kurti, me një biografi të shkurtër me plot vlerësime për të. Haki Abazi, shkruante Kurti, ka punuar dhe jetuar në 120 shtete në këto 20 vjet.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/abazi-e-godet-kusari-lilen-tregon-a-do-te-largohet-nga-vetevendosja/

Të ngjashme