Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ka qenë i ashpër në replikë kundër deputetit Driton Selmanaj, gjatë fjalës së tij në seancën e mocionin e cila është duke vazhduar ende.
Abazi ka reaguar rreth deklaratës së Selmanajt se tij gjuha përçarëse e Abazit ka ndikuar që sot shumë ministra të mos jenë të pranishëm.
“A e ke vrejtje në punën e Qeverisë, të tregoj, sepse ndodh që dikush nga ministrat edhe dorëhiqet, e pastaj Selmanaj mund të bëhet ministër. Aktgjykimet e tua të pafundme dhe aludimet e Bedri Hamzës, e të tjerëve të PDK-së janë të kota, aludumet në gjëra të paqena nuk i kanë hije as PDK-se as tjerëve”, deklaroi Abazi.
Ndërsa sa i përketë marrëdhënieve me Amerikën, Abazi deklaroi se me amerikanët kemi aleancë shumë të vjetër.
Abazi për votimin e mocionit tha se është shantazh për një Qeveri të suksesshme.
“Prishjen e Qeverisë e keni filluar me nënshkrimin e mocionit, duke shantazhuar një Qeveri të suksesshme, fshehja prapa Covid-19 dhe prapa marrëdhënieve me Amerikën është e turpshne për njerëzit që e dijnë situatën në të cilën gjendemi”