Dardan Abazi nga INDEP, tha se janë jemi në përiudhë të udhëkryqit sa i përket politikave të strategjisë së energjisë.
“Jemi dhe vazhdimisht po thonë se janë në periudhë të udhëkryqit sa i përket politikave të strategjisë së energjisë”. “Është ai zhgënjimi ynë i parë, është një proces që është zvarritur dhe do të duhej të kishte një dinamik më të përshpejtuar nga ana e qeverisë së Kosovës”, raporton Ekonomia Online.
“Ka pasur një proces brenda ministrisë i cili më duhet të them se nuk e ka pas transparencën që do ta donin. Kemi pas disa takime dhe që është një hap përpara drejt standardeve të komunikimit publik”.
“Për strategjinë e energjisë nuk kemi qenë fare të ftuar. Me hartimin e këtij dokumenti zëri i shoqërisë civil mungon”.
“Tani shohim një përpjeke serioze nga institucionet që ta marrin procesin e dekarbonizimit seriozisht. Kosova ka marr përkushtimin e potë deri në 2050 të bëjë dekarbonizimin e plotë”.
Abazi tutje thotë se presin që plani kombëtar për energji të mos zvarritet.
“Mendojmë se duhet të jetë një proces që të kryhet më shpejtë dhe ky plan të shërbej si ombrellë e dokumenteve strategjike. Kemi mbi 80 strategji, mendoj se duhet përshpejtuar. Sa i përket tregut dhe liberalizimit të tij, duhet parë ajo marrëveshja e blerjes me shumicë në mes të KEKU dhe furnizuesit, mendoj se e shohim një hedhje topi në mes të ZRRE-së, ministrisë e akterëve të tjerë, do të donim të kemi një qartësi sa i përket këtij procesi.”
“Tranzicioni në përgjithësi do të afektoj edhe çështjen e përballueshme risë së çmimeve, intervenimi i qeverisë në qasjen e tanishme nuk është ideal. Aeveria ka intervenuar direkt në tarifa, besojmë se duhet të jetë një skemë ndaras nga ky proces, i cili do të ndërlidhej me të hyrat e konsumatorëve me një përcaktim se çka quajmë varfëri energjetike, dhe në këtë kuptim procesi dhe fondi të jetë një fond dinik”, tha Abazi.
“Vetë përfshirjen e të gjitha palëve në diskutim ‘ë procesin e të gjitha zërave pa u lënë askush prapa mendojmë që investimet edhe në burime të ripërtrishme kanë implikime sa i përket jetës sociale. Një koordinim i politikave të ndikimit në mjedis dhe përfshirja e qytetarëve është çelësi që procesi të jetë i qëndrueshëm dhe do të prodhoj një konsensuse shoqëror”
“Ka shumë hapësire për diskutim dhe për tu marr vesh si shoqëri. Vetëm institucionet e hapura mund të bëjnë tranzicionin të suksesshëm”
Miltiadis Zervas nga Enervis Energy Advisors GmbH, tha se një prej temave që u trajtojnë është vlerësimi i marrëveshjeve për blerjen e energjisë.
“Sot kemi dëgjuar shumë aspekte sa i përket strategjinë e Kosovës”. “Çfarë janë marrëveshjet për blerjen e energjisë, benefitet, nxitësit për këto mbe dhe cilat do të ishin pengesat. Mendoni ndoshta nga aspekti i konsumatorit dhe si mund të arrijmë të rryma elektrike e gjelbër, së pari mundësinë për rigjenerim. Ka disa probleme për shkak se kjo kërkon shumë dijeni, zakonisht konsumatorët e mëdhenj kanë profile të konsumit që nuk harmonizojnë shumë mirë”, tha ajo.
Zervas tutje tha se tregjet e reja duhet të jenë të gatshme t’i përballojnë barrierat.
Ai thotë se pasqyra ekonomike nuk është e vetmja, edhe nëse kemi çmime të mjaftueshme në treg. “Por duhet të mirën parasysh edhe aspektet në kontekstin e kohës. Nga pikëpamja energjetike tregjet e pjekura duhet të jenë të gatshme ti përballojmë barrierat. Për shembull barriera e parë për një treg i cili nuk është i dizajnuar në mënyrë të përshtatshme, Ku jo të gjitha komponentët do të mbështesin lidhjen për blerjen e energjisë. Duhet të kemi pjesëmarrje në nivel të gjithmbarshëm për të certifikuar burimet e gjelbëra të energjisë”.
Julius Ecke, këshilltar i Energjisë në Enervis, GmBh thotë se heqja dorë e qymyrit mund të jetë e vështirë.
“Brre e tregtushme janë një gjë që na mundësoj funksionalizimin e tyre pa subvencione. Bazohen nga rregullatorët dhe ploti bërësit që të mendojnë në mënyre strategjike. Kemi menduar dhe punuar në zhvillime të tilla në shumë tregje, është e vështirë të themi se i kemi quar përpara këto me anë të politikave.. në shumë tregje shohim se nëse skema e politikave janë të harmonizuara, mund të shohim në zhvillim të qëndrueshëm të brre-ve të tregtueshme”.
Ai e pyeti se Abazin se çka mendon se janë efektet e krizës së gazit në strategjinë e energjisë në Kosovë”.
Në përgjigjen e tij Abazi tha “Çmimet me rastin e krizës kanë qenë shumë të larta dhe kanë tronditur edhe mendimet në kuptim të politikeve në Kosovë. Në strategjinë për energji është folur për infrastrukturën dhe politikat e gazit ato janë lënë të heshtura deri më tani. Ne nuk marrim pjesë në grup të punës, në diskursin publik çështja e gazit është punë e madhe”, tha Abazi.
Kurse, Miltiadis Zervas, thotë se dekarbonizimi i drejtë dhe alternativat e tjera që janë me certifikatë të blerjes nuk janë opsionet më të mira në kuptim të ruajtjes së imazhit.
Besiana Qorraj nga Ministria e Ekonomisë thotë se kjo çështje është periudhë tranzicioni.
“Duke pa se Kosova është një ekonomi më e vogël edhe investitorit për me i tërheq na duhet me pas një diçka që ata me ardhe. Thjesht s’po vjen askush me ndërtua një projekt, por me fitu diçka. Nëse në ankandin e parë e shohim që ka interesim, është treg e sektor ku trendi ndryshon, çdo ndryshim është shumë i shpejt e shumë i zhvilueshëm. Vendet e rajonit i përdorin këto skemar konkurrues, gjithmonë duke llogaritur Kosovën si një ekonomi më e varfër, në të ardhmen do të jenë edhe certifikata e origjinës. Deri tash s’ka pas një kërkesë që dikush ta shfrytëzoj certifikatën e origjinës”.
“Sa i përket ankandeve 23,30,40 çdo gjë ka me qenë transparente. Po besoj që kanë me qenë mjaftueshëm të informuar”. “Planet dhe mundësitë në Strategjinë e Energjisë së Kosovës dhe stautusi i Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës”.