Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, i quajti sonte shantazh ndaj sistemit të drejtësisë deklarimet e presidentit Hashim Thaçi, se ai e din se letra kërcënuese e të ashtuquajturës “Garda Vullnetare Shqiptare”, ndaj kryeministrit në detyrë Kurti, është shkruar nga selia e lëvizjes Vetëvendosje.
“Deklaratat e presidentit janë shumë brengosëse. Ai e sheh veten mbi ligjin. Prokuroria duhet të veproj për ta marrë në pyetje presidentin dhe ti zbardh këto deklarata. Me deklarata të tilla po sfidohet sistemi i drejtësisë”, tha Abazi në Klan Kosova.
Ai i quajti si kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese deklarimet e Thaçit që tha se Gjykata Kushtetuese i baras-vlerësoi kompetencat e tija kushtetuese me kërcënimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“ Duke folur për kompetencat dhe Gjykatën Kushtetuese, deklaratat e presidentit përbëjnë kërcënim për Gjykatën”, tha Abazi.