Abazi: Qytetarët e duan ndryshimin e 6 tetorit dhe jo terrin e regjimit të 20 viteve

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrin në detyrë, Haki Abazi ka thënë se qytetarët e duan ndryshimin e 6 tetorit dhe jo terrin e regjimit të 20 viteve.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se statistikat tregojnë të vërtetën, ku thuhet se Qeveria Kurti është më e përkrahura dhe se Kurti është kryeministri më i besuar.

“Qytetarët e duan të ardhmen e tyre në shtetin e tyre të plotë dhe jo politikanët që shkencën e përdorin vetëm në përllogaritjen e parave që përfitojnë nga krimi ekonomik- ndërtimor, punësimet familjare dhe zaptimi i pronave publike. % nuk e dine”, ka shkruar Abazi.

Ai ka bërë thirrje që nëse nuk ju besojnë statistikave, atëherë të shkohet në zgjedhje, por që sipas tij frikacakët nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje.

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157134968975718

Të ngjashme