Abazi: Rama pjesë e një rrjeti politik kriminal në Ballkan, fjalimi në KE e ka dëmtuar interesin e Kosovës

Prishtinë | 14 Tet 2022 | 10:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka mbajtur konferencë e dytë për medie, gjatë këtyre dy javëve, raporton Ekonomia Online.

Ai në këtë konferencë foli për Raportin për Kosovën për vitin 2022, vizat, qasja Vuçiq- Rama për Kosovën si dhe për shëndetin publik.

Ai tha se Rama është pjesë e një rrjeti politik kriminal në Ballkan, duke shtuar se fjalimi i tij në KE, edhe qëndrimi i tij për Ballkanin e Hapur e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë e dëmtojnë rëndë interesin e vendit tonë.

“Qasjen e rrezikshme nga Rama dhe Presidenti Vuçië janë tri arsye, e para Rama nuk e njeh se kush është Vuçiqi, më shumë besoj që Rama është pjesë e një rrjeti politik të Ballkanit i cili po mbahet gjallë nga strukturat ekonomike financiare të cilat kanë përfituar nga ekonomia e luftës dhe mandej kapitalin e njëjtë e kanë përdorur për privatizimin e astateve publike të Ballkanit perëndimorë dhe ky rrjet, ekonomik politik, në raste edhe kriminal vazhdon të sfidojë demokracinë më rajon”, tha ai, raporton EO.

“Fjalimi i Ramës në KE, edhe qëndrimi i tij për Ballkanin e hapur e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë e dëmtojnë rëndë interesin e vendit tonë”.

Abazi në këtë konferencë ka folur edhe për krizën energjetike në vend që sipas tij duhet të veprohet urgjent për të vendosur Kosovën në binarët e një sistemi energjetik të qëndrueshëm.

“Dua të tërheq vëmendjen në pjesë të rëndësishme të raportit në lidhje me sektorin e energjisë, që në fakt janë në përputhje me deklarimet dhe kërkesat e mia që kam bërë. Raporti thotë qartë në shtyllën e katërt që është bërë progres i limituar në sektorin e energjisë, por Kosova ka mungesë serioze të strategjisë afatgjate dhe të qëndrueshme të energjisë”.

Ai gjithashtu ka thënë që duhet të bëhet ndryshimi i bojlerëve që ngrohen me rrymë në shtëpitë në Prishtinë , që kanë ngrohje nga kogjenerimi.

“Vetëm ndryshimi i bojlerëve që janë me rrymë në shtëpitë dhe banesat kolektive në Prishtinë nga ngrohja me rrymë në ngrohje me kogjenerim, do të zvogëlonte për 30 deri në 40 përqind kërkesën për energji elektrike dhe kjo mund të bëhet shumë lehtë”, tha Abazi.

Deputeti i VV-së foli edhe për shëndetësinë, duke shtuar se institucionet duhet t’i kthejnë sytë kah çështje e produkteve medicinale dhe shëndetësisë në përgjithësi.

Ai tha se sistemi shëndetësor në Kosovë është në gjendje alarmante, derisa ka deklaruar se një antibiotik në Kosovë “nuk shëron fare”, krahasuar me atë në Gjermani që “shëron ndryshe”.

“Mbi 130 milionë euro në vit kosovarët shpenzojnë për t’u shëruar”, tha ai.

“Antibiotiku në Kosovë dhe antibiotiku në Gjermani shërojnë ndryshe, apo më mirë me thënë antibiotiku në Kosovë nuk shëron fare, sepse nuk është i kualitetit të duhur. Ne duhet të adresojmë çështjen e farmacive në Kosovë”, deklaroi Abazi.

Të ngjashme