Mediat në Malin e Zi kishin raportuar që marrëveshja me Kishën Orotdokse do të nënshkruhet më 3 gusht.
Por Dritan Abazoviq kishte thënë se nuk e dinë datën e nënshkrimit.
Madje i kishte quajtur “dezinformata” raportimet e mediave, raporton Vijesti.
“Unë nuk e di datën e nënshkrimit, por mendoj se procesi duhet të përfundojë. Për mendimin tim, 3 gushti si datë e nënshkrimit është dezinformatë sepse data ende nuk është specifikuar,” ka thënë Abazovic. të dielën.
Pikërisht sot ( 3 gusht) është nënshkruar marrëveshja mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Por presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq është zotuar se marrëveshja do të pezullohet pas krijimit të qeverisë së re