Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme ku ka informuar se qeveria e re e Malit të Zi ka rinovuar kërkesën për të ekstraduar Svetozar Maroviqin.
Bëhet fjalë për ish-presidentin e fundit të Jugosllavisë, i cili është dënuar për korrupsion nga një gjykatë e Malit të Zi.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, siç transmeton Sot, Abazoviqi tha se kërkesa e rinovuar për ekstradimin e Maroviqit u dërgua në mënyrë që të krijoheshin marrëdhënie më të mira me Serbinë.
Maroviqi, i akuzuar për korrupsion, dhe si kreu i një grupi që ndante ryshfete dhe leje ndërtimesh në qytetin më të madh turistik në vend.
Maroviqi ishte edhe “Peshku i parë” i madh në luftën ndaj korrupsionit në vend përpara se Mali i Zi të niste negociatat e anëtarësimit me BE-në.
Maroviqi kërkoi strehim politik në Serbi, ku ndodhet në azil prej 2016-ës dhe foli vetëm në fushatën e fundit zgjedhore ku përkrahu opozitën filo-serbe dhe kërkoi largimin nga pushteti të Milo Gjukanoviqit.
Maroviqi akuzoi Gjukanoviqin se ka persekutuar atë dhe familjen e tij. Maroviqi, i cili ka qenë presidenti i fundit të Unionit Serbi-Mali i Zi i janë ngrirë të gjitha asetet financiare familjare që kapin shifrën e miliona eurove.