Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin ka folur për projekte të përbashkëta mes dy vendeve.
Për takimin që u zhvillua në margjinat e Samitit për Demokraci të Europës Juglindore njoftoi Abazoviq përmes një postimi në Twitter.
“Detyra e përbashkët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës është që në periudhën e ardhshme të konkretizojnë projekte me interes të përbashkët në fushën e ekonomisë dhe transportit. Ishte kënaqësi të bisedoja sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Budva”.
Zajednički zadatak Crne Gore i Republike Kosovo je da se u narednom periodu konkretizuju projekti od zajedničkog interesa u oblasti ekonomije i saobraćaja. Danas mi je bilo zadovoljstvo o tome razgovarati sa predsjednicom 🇽🇰 @VjosaOsmaniPRKS, na marginama SEE|DEM u Budvi. pic.twitter.com/P7rH46EZoR
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) May 30, 2022
Në këtë samit, Osmani ka mbajtur sot një fjalim të fokusuar në ndryshimin e arkitekturës së sigurisë në Evropë si pasojë e luftës në Ukrainë dhe implikimet e këtyre zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor./Express/