Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq akuzoi presidentin malazez Milo Gjukanoviq për “mbrojtje të rrjeteve kriminale brenda vendit” pasi qeveria e tij bëri një numër rekord arrestimesh.
Kështu ka thënë Abazoviq në një intervistë për “Ëashington Examiner”.
“Presidenti Gjukanoviq është në krye të kësaj,” tha ai duke e akuzuar atë për nxitjen e ndarjeve fetare dhe etnike që çuan në rënien e qeverisë së tij në gusht.
Ai i bëri thirrje presidentit amerikan, Joe Biden, të ndihmojë në përshpejtimin e hyrjes së Malit të Zi në Bashkimin Evropian, duke argumentuar se një bllok më i madh evropian mund t’i rezistojë më mirë Rusisë.
Abazoviq tha se mbështetja më e madhe amerikane në luftën e Malit të Zi kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë sanksionet e synuara, do të “ulte temperaturën” midis shteteve të ndara të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i drejtonte interesat e tyre drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.