Ambasadori britanik, në Kosovë, Nicholas Abbott, ka folur sot për marrëveshjen e Washingtonit të arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Abbott vlerëson se kjo marrëveshje i sjell Kosovës përfitime nga fusha të ndryshme, për të cilat pika edhe janë trajtuar në dokumentet e nënshkruara, njofton Klan Kosova.
”Britania e Madhe e ka mirëpritur marrëveshjen. Por duhet të pranohet që përfshirja e Amerikës, e ambasadorit Richard Grenell, qe pozitive në kryerjen e një progresi”.
”Ne jemi duke bërë disa arritje progresive të cilat janë tashmë të njohura për ju. Ishte nje fokus më i lartë”.
”Mendoj që vetvetiu është një arritje nga kjo marrëveshje. Kosova përfiton nga ajo marrëveshje ndërkombëtare”.
”Ju e dini më mirë se të gjithë, unë jam i ri në këtë rajon, ishte histori jo vetëm për relacionin, por edhe për normalizimin dhe negocimin mes palëve”.
”Keni çështje të ndryshme që duhet të zgjidhen dhe duhet të gjendet rrugë. Ato nuk do të zgjidhen vet derisa Kosova nuk i arrit”.
”Mendoj që nganjëherë është zgjidhje se si komuniteti ndërkombëtar do të sjellë mosmarrëveshjen, por mendoj që ky nuk është çelësi”.
”Një çështje që secila qeveri duhet ta dijë dhe ta bëjë është arritja e një diskutimi publik në atë çfarë duhet të dihet se – çka Kosova do në raport me Serbinë?”.
”Mendoj që përgjegjësia e klasës politike për ta drejtuar atë diskutim por edhe për të dëgjuar bashkitë, e sjellë rezultatin e asaj çfarë duhet”.