Abbott: Qeveria e Kosovës dhe Serbisë të bëjnë gjithçka që munden për të zgjidhur fatin e të zhdukurve

Prishtinë | 27 Pri 2023 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se vazhdojnë të bëjnë thirrje në Qeverinë e Kosovës dhe Serbisë që të bëjnë çdo gjë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Ai në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur më 27 prill ka bërë homazhe bashkë me kryeministrin Kurti tek obelisku në Kuvendin e Kosovës.

Abbott përmes një postimi në Twitter, ka thënë se mund të imagjinoj vetëm dhimbje e pikëllim për ata që nuk dinë për fatin e të dashurve të tyre.

“Mund ta imagjinoj vetëm dhimbjen dhe pikëllimin që ndjejnë ata që ende nuk e dinë fatin e të dashurve të tyre. Në Kosovë dhe Serbi ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje qeverive që të bëjnë gjithçka që munden, duke përfshirë publikimin e informacionit, për të zgjidhur fatin e të zhdukurve dhe për të mbështetur familjet”, ka shkruar ai.

Në shënimin e Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur krerët institucional të Kosovës, kanë bërë thirrje për drejtësi.

Presidentja Osmani ka thënë se Serbia për zhdukjes së qytetarëve synonte zhdukjen e popullit të Kosovës, ndërsa kryeministri Kurti i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale të Kosovës që të nisë gjykimin dënimin në mungesë të përgjegjësve për vrasjet dhe krimet e kryera në Kosovë.

Ai ka thënë se për zbardhjen e fatit të pagjeturve duhet ndihma ndërkombëtare dhe mobilizimi kombëtar. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se Serbia është përgjegjëse

Të ngjashme